Shëndeti i mendjes bazohet ndjeshëm në një regjim të pasur ushqimor me produkte që stimulojnë çdo qelizë të tij. Më poshtë do të gjeni një listë me 7 vitaminat më të mira që fuqizojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe performancën mendore.
7 Vitamina Të Mira Për Trurin
Vitamina A
Të gjithë i njohim vlerat e vitaminës A për shëndetin. Por kjo vitaminë është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të trurit. Vitamina A zgjeron aftësitë e mendjes dhe të sistemit nervor. Ajo përmirëson ndërlidhjen mes zonës së kujtesës dhe mësimit dhe zonës së qelizave. Kjo vitaminë shërben si antioksidant, një mjet i fuqishëm kundër radikaleve të lira. Burimet më të mira të vitaminës A janë spinaqi, pjeshka, mëlçia dhe kajsitë.
Acidi Folik
Është një nga format e vitaminës B9 dhe mban nën kontroll qelizat e trurit. Acidi folik forcon kujtesën afat shkurtër dhe vigjilencën dhe largon amullinë në veprime dhe letargjinë. Disa prej burimeve ushqimore më të pasura me acid folik janë barishtet, thjerrëzat, fasulet dhe bishtajoret.
Vitamina B6
Është një nga vitaminat e kompleksit B e dobishme për një kujtesë të fortë. Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamine janë pjepri, mishi, drithërat e pasuruar dhe fasulet.
Vitamina B12
Kjo vitaminë është jetësore për shëndetin e qelizave nervore. Ajo mban të paprekur mielinën e cila mbulon fibrat nervorë dhe lëshon impulse elektrike në tru. Në këtë mënyrë, kjo vitaminë parandalon sëmundjet e trurit. Vitamina B12 parandalon depresionin dhe luhatjet e humorit dhe rrit vigjilencën. Ajo parandalon humbjen e kujtesës. Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamin janë peshku, mishi i derrit, shpendëve dhe viçit. Ju mund të përdorni edhe suplementë të vitaminës B12 në farmaci. Të dhënat tregojnë se spirulina është shumë e pasur me vitaminë B12.
Vitamina C
Radikalet e lira janë një rrezik madhor i qelizave të trurit. Mënyra më e mirë për të parandaluar dëmin e këtyre radikaleve është marrja e antioksidantëve. Vitamina C e luan këtë rol shkëlqyeshëm dhe siguron shëndetin jo vetëm të trurit por edhe të sistemit imunitar dhe zemrës. Burime të mira të vitaminës C janë agrumet dhe bishtajoret.
Vitamina D
Ndihmon shëndetin e qelizave të trurit dhe mirëmbajtjen e tyre. Burime të mira të vitaminës D janë shpendët, mishi i viçit, mëlçia, djathi, peshku, etj. Vegjetarianët mund të konsumojnë kërpudha që përmbajnë vitaminën D2, një formë e vitaminës D. Drita e diellit është gjithashtu një burim i mirë i kësaj vitamine.
Vitamina E
Kjo vitaminë mbron qelizat e trurit dhe nervave nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Ajo ndalon ose vonon progresin e sëmundjes së ALzheimerit tek të moshuarit. Patatja e ëmbël, barishtet, drithërat dhe arrorët janë burime shumë të mira të kësaj vitamine./AgroWeb