Një anije që po trasportonte 50 emigrantë u mbytën ditën e sotme për shkak të ujërave të trazuar dhe dallgëve.
Anija është mbytur në në zonë afër Paxos. Deri më tani mediat greke kanë raportuar se kanë humbur jetën 3 persona, kombësia e të cilëve nuk dihet ende.
Policia greke vazhdon kërkimin duke shpresuar që numri i viktimave të mos rritet.
Rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë deri më tani 21 persona.
Anijet e Rojes Bregdetare nga Igoumenitsa, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada, shkuan menjëherë në vendngjarje.
Kanë qenë vetë emigrantët që rreth orës orës 09:15 që u bënë thirrje autoriteteve për ndihmë.