Fundoset anija me emigrantë në Greqi, deri tani raportohet për 3 të...

Fundoset anija me emigrantë në Greqi, deri tani raportohet për 3 të mbytur

402
0

 

Një anije që po trasportonte 50 emigrantë u mbytën ditën e sotme për shkak të ujërave të trazuar dhe dallgëve.

 

Anija është mbytur në në zonë afër Paxos. Deri më tani mediat greke kanë raportuar se kanë humbur jetën 3 persona, kombësia e të cilëve nuk dihet ende.

 

Policia greke vazhdon kërkimin duke shpresuar që numri i viktimave të mos rritet.

 

Rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë deri më tani 21 persona.

 

Anijet e Rojes Bregdetare nga Igoumenitsa, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada, shkuan menjëherë në vendngjarje.

 

Kanë qenë vetë emigrantët që rreth orës orës 09:15 që u bënë thirrje autoriteteve për ndihmë.