Ftoi fruti i artë i stomakut! Ja si i shëron të gjitha...

Ftoi fruti i artë i stomakut! Ja si i shëron të gjitha problemet!

718
0

587

Në mjekësinë alternative, ftoi njihet si një nga frutat më të dobishme për kurimin e sëmundjeve që lidhen me stomakun. Për qëllime mjekësore, këtij fruti i përdoren farat dhe gjethet e thara, si dhe tuli i fryteve. Farat e ftoit përdoren si ekspektorante, laksativë.
Mjekët alternativë e kanë konsideruar si një mjet të fuqishëm dhe tepër efektiv që rregullon tretjen në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve si dhe ndihmon në kurimin e kollës. Gjethet e ftoit përdoren gjithashtu kundër diarresë.
Farat duhet të përdoren të plota. Ajo çfarë ju duhet të bëni: 1 lugë kafeje me fara ftoi hidhen në një enë ku shtohen 2 gota me ujë. Përmbajtja zihet për 10 minuta, lihet në qetësi 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet dhe pihet gjatë ditës.
Çaji nga gjethja përgatitet kështu: 10 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Përmbajtja zihet 5 minuta dhe pas vakjes lëngu kullohet.
Pihen 2-3 gota çaj në ditë në rastet e heqjes së barkut dhe mund të përdoret edhe nga jashtë për larje vaginale kundër leukoresë./gazeta shendeti
Burimi: healthyfoodhouse