Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe i paralajmërojnë që ta fshijnë menjëherë aplikacionin nga telefoni i tyre.
Gjatë një konference të mbajtur në Los Angeles firma për sigurinë kibernetike “Check Point Research” zbuloi një të metë në sigurinë e aplikacionit.
Ata treguan se hakerat mund të futen në bisedat tona dhe të ndryshojnë mesazhet që kemi dërguar dhe ti manipulojnë ato sipas dëshirës së tyre.
Ashtu siç shihet dhe në foton e mëposhtme marrësi dhe dërguesi nuk kanë më të njëjtin mesazh në celular, pasi një i tretë në mes tyre transformon bisedën. Sipas ekspertëve kjo mund të sjellë probleme të mëdha, dhe ndërhyrja nuk kërkon të jesh specialist por thjesht një haker i zakonshëm.
Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp ka probleme me sigurinë dhe akuzohet për shkelje të privatësisë.