“Fshijeni aplikacionin e tërmetit nga celulari, sepse po ju panikos” Pasgoditje do...

“Fshijeni aplikacionin e tërmetit nga celulari, sepse po ju panikos” Pasgoditje do ketë deri në këtë moment

321
0

Një javë nga tërmeti i së martës që lamë pas, e paniku duket se po fashitet ngadalë. Ndonëse pasojat ishin fatale, nuk mund të flasim përgjithnjë për tmerrin e mëngjesit të asaj dite. Siç u shprehën psikologët, njerëzit kanë nevojë t’i rikthehen normalitetit, të mos e përcjellin frikën tek të vegjlit e të mos panikosen nga paslëkundjet, të cilat janë tërësisht normale. Por duket se inxhinierja dhe profesoreshë Luljeta Bozo ka dhe një kërkesë tjetër. E ftuar në studion e emisionit Tempora, moderuar nga Sonila Meço, ajo u shpreh se njerëzit duhet ta fshinë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.

“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë. Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është.”

 

Gjithashtu Bozo ka shprehur dhe shqetësimin rreth standardeve të cilat nuk respektohen gjatë ngritjes së një godine nga themelet.

“Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune. Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu.”