FSHF nderon Kombëtaren për kualifikimin në Europian, Presidenti Duka akordon çmimin e...

FSHF nderon Kombëtaren për kualifikimin në Europian, Presidenti Duka akordon çmimin e njohur

190
0

Në fund të mbrëmjes gala për më të mirët e vitit,  Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i dha çmimin “Nderi i Kombit në Futboll” skuadrës kombëtare të drejtuar nga Silvinho. Kuqezinjtë arritën për herë të dytë të kualifikohen në një Europian, duke dalë si të parët e grupit kualifikues dhe duke lënë mbrapa kombëtare me emër si Polonia dhe Ccekia. Në skenë zbritën të gjithë lojtarët, duke mos harruar edhe stafin e Përfaqësesues. Një moment i veccantë ky, i cili u duartrokit nga të pranishmit.