“Fshesa Cakaj”, zbulohen emrat e rinj të diplomatëve të shkarkuar

“Fshesa Cakaj”, zbulohen emrat e rinj të diplomatëve të shkarkuar

439
0

28 është numri i diplomatëve të cilët kanë lëvizur nga postet e tyre me vendim të ministri të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Cakaj është shprehur se diplomatët që janë prekur nga vendimi i tij nuk përmbushnin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe se janë të emëruar jashtë sistemit. Kështu që, do të lirohet nga detyra Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, ndërsa më herët u largua këshilltarja në Ambasadën shqiptare, Pranvera Skana. Lirohet nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë, Fatjon Demnderi. Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu është njoftuar dhe shkëputja nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë.

 

Më herët u zbulua se nga vendimi i Cakajt u prekën dhe punonjësit e diplomacisë shqiptare në Athinë, Florian Nova dhe Enkelejda Riza. Selisë sonë në Athinë i ka mbetur vetëm Ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave. Ndërsa, gjatë ditës së martë u shkarkua dhe Edmond Kumaraku, konsull në Romë.