Një 57-vjeçar me emrin Victor Reyna, është vrarë nga një tren në veri të Meksikës në qytetin Montemorelos. Fotografitë tregojnë se trupi i 57-vjeçarit është i shtrirë pranë shinave të trenit dhe qeni i tij nuk largohet, por i qendron pranë.
Sipas Daily Mail, policia vendase gjeti trupin dhe qenin në të njëjtin pozicion pas një ore. Autoritetet vendase duhet të mbanin qenin që nuk donte të largohej nga pronari i tij. Tashmë qenushi është në një vend strehimi për qentë dhe do të birësohet nga dikush tjetër.