FOTOT/ Gjesti i veçantë në takimin me Berishën, Presidenti Meta shpjegon pse:...

FOTOT/ Gjesti i veçantë në takimin me Berishën, Presidenti Meta shpjegon pse: Sipas traditës…

345
0

Presidenti Ilir Meta u takua këtë të mërkure në orën 12:00 me ish kryeministrin Sali Berisha, në cilësinë e ish Presidentit, në vijim të turit të konsultave që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për krizën ku ndodhet vendi, situatë që ai e ka quajtur dramatike.

meta berisha

Ajo që ra në sy ndryshe nga takimet e mëparshme, ishte fakti që Presidenti e ka pritur vetë Berishën në hyrje dhe e ka përcjellë deri tek dera e jashtme ku edhe janë fotografuar nga mediat.

meta-berisha-takimi2

Batuta e Metes per gazetaret pasi përcolli Berishën ishte: Sipas traditës se malësorëve, e prita vetë mikun dhe e përcolla deri tek dera.

meta-berisha-takimi