Ermal Mamaqi sapo mbylli xhirimet e filmit të tij më të ri “I Love Tropoja”. Përveç personazheve të njohur të showbiz-it, aktorë e këngëtarë, i pranishëm në një nga skenat në film do të jetë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Me flokë të gjatë të zinj dhe me mjekërr, kryeministri Rama e ka lënë pas seriozitetin dhe është bërë pjesë e filmit që pritet të publikohet së shpejti “I Love Tropoja”.
Se çfarë roli ka në film, këtë akoma nuk e kemi marrë vesh, por pamja e kryeministrit është e pazakontë!