FOTOT e para profesionale të Madonna-s

FOTOT e para profesionale të Madonna-s

443
0

Emri i plotë i legjendës së popit, Madonna, është Madonna Louise Ciccone.

Ajo ka lindur më 16 gusht të vitit 1958 në Bay City në Michigan.

Si një adoleshente, ajo ishte e njohur për rebelizmin dhe performancën e shkëlqyeshme në shkollë.

Si adoleshente asaj i kishte lindur një dëshirë e fshehur për tu bërë e famshme. Në atë kohë ajo u bë cheerleader dhe kishte interes për baletin dhe vallëzimin në përgjithësi.

Pasi u diplomua më herët në shkollën e mesme, ajo e fitoi një bursë për vallëzim në Universitetin Michigan. Pasi fitoi edhe një bursë ajo vendosi që ta lë vallëzimin në vitin 1978 dhe u drejtua për në Neë York City.

Atje ajo kishte performuar me disa trupa të vallëtarëve por kishte punuar edhe si kameriere dhe modele nudiste për klasat e artit.

E për herë të parë në atë kohë 20 vjeçarja pozoi për fotografin Michael McDonnell në pranverën e vitit 1979.

Madonna për vetën thotë: “Jam e fortë, ambicioze dhe e di sakt se çfarë dua. E nëse kjo gjë më bënë kurvë, atëherë në rregull”.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e para profesionale të mbretëreshës së popit./KK