Foto/Noizy ndahet “përfundimisht” nga ish-gruaja

Foto/Noizy ndahet “përfundimisht” nga ish-gruaja

753
0

noizy-1

Duket se kjo është ndarja përfundimtare e Noizyt me të shkuarën dhe një femër e rëndësishme e jetës së tij nuk do të jetë më kurrsesi pjesë. Thuhet se ajo ka qenë tatuazhi i tij i parë në trupin e tij dhe nëna e vajzës së tyre, Leandrës. Por tashmë, kjo femër nuk do të jetë më, jo vetëm në jetën e reperit, por as në kujtimet e tij.

Në një foto të postuar në Instagramin e klinikës KEIT shihet se Noizy është duke fshirë një tatuazh me laser. Nga pozicionimi i tatuazhit dhe krahasimi me foto të tjera, kuptohet se reperi po largon nga krahu, pikërisht tatuazhin e një femre, që ka qenë ish-bashkëshortja dhe nëna e vajzës, me të cilën janë ndarë prej kohësh.