FotoLajm/ Rinis ‘Zonë e Lirë’: Kjo është Sofia e re e Arian...

FotoLajm/ Rinis ‘Zonë e Lirë’: Kjo është Sofia e re e Arian Çanit

460
0

sofia-1-768x1365

Emisioni “Zonë e Lirë” rikthehet sonte në TV Klan, si gjithnjë në orën 21:00.

Arian Çani ka menduar të sjellë në ekran ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës dhe kulturës ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre.

Sigurisht, ashtu siç edhe ia kërkon zakoni, nuk do mungojnë surprizat.

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” ende nuk dihet nëse do të rifillojë emisionin me “look”-un e tij tradicional, me bluzë dhe xhaketë të zezë apo do rinisë me ndryshimin që bëri në fund të sezonit televiziv, ku në vend të bluzës dhe xhaketës, ai doli thjesht me një këmishë të zezë.

Pavarësisht këtij ndryshimi, Çani u shpreh se me këtë veshje nuk ndjehet mirë, duke lënë të kuptojë se mund t’i rikthehet edhe njëherë modelit tradicional të tij.

Mirëpo, në “Zonë e Lirë”, surprizat nuk kanë mbaruar këtu.

Opinion.al mësoi se Sofia, asistentja e Arian Çanit nuk do jetë vajza e sezonit të kaluar, por një vajzë tjetër, vetëm 18 vjeçe, nxënëse në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.