FOTO/ Zv.Presidenti amerikan në Kosovë, shikoni si ruhet hoteli ku do të...

FOTO/ Zv.Presidenti amerikan në Kosovë, shikoni si ruhet hoteli ku do të qëndrojë

541
0

Joe Biden mbërriti sot në orën 22:00 në Prishtinë në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon.

Biden u prit në aeroport nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa takimet do të zhvillohen ditën e nesërme, me Kryeministrin Isa Mustafa dhe Presidentin Thaçi.

Joe Biden mbërriti në Kosovë pas vizitës në Serbi, ndërsa do të qëndrojë në hotelin ‘Swiss Hotel’ në Prishtinë. Policia ka marrë masa të rrepta sigurie përreth hotelit ku do të qëndrojë numri dy i Amerikës.

Gjithashtu, nëpër rrugë janë vendosur flamuj të SHBA-së dhe të Kosovës./SYRI.net/