FOTO/ Tuna “kunatë” me Nora Istrefin?

FOTO/ Tuna “kunatë” me Nora Istrefin?

393
0

 

Që prej momentit të ndarjes nga reperi Cozman, për Tunën janë dëgjuar shumë hamendësime për lidhjet e mundshme. Së fundmi thashethemet e lidhjes së saj me këngëtarin Ylli Limani pushtuan faqet e mediave, por gjithçka nga ana e tyre është trajtuar me humor, pa pranuar apo konfirmuar dikush prej tyre lidhjen.

Pas gjithë këtyre një mashkull tjetër zuri emrin krahas atij të Tunës. Ai i Patris Berishës, vëllait të këngëtarit dhe bashkëshortit të Nora Istrefit, Robert Berishës. Të gjithë këto, pas fotove të publikuara nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

Edhe pse i kontaktuar nga mediat kosvare djali që ndan pasionin e tij mes muzikës klasike dhe palestrës e mohoi këtë lidhje, miq të afërm konfirmojnë se ata janë çift dhe se po i shijojnë pushimet e verës në krah të njëri-tjetrit./CLASS

3951e8b96a03b5a40fab59ced122db6a