FOTO/ Rita Ora në protesta për Kosovën?!

FOTO/ Rita Ora në protesta për Kosovën?!

415
0

auto_rita-1_1473354507-83544041473359360Vendin e origjinës Kosovën, si pikë reference, Rita Ora nuk e ka heq nga goja pothuajse në asnjë prej intervistave të saj ku flet me dashuri për vendin e prindërve të saj.

Kontributin e ka dhënë që prej fillimeve të karrierës së saj e më pas edhe si Ambasadore Nderi e Republikës por duket se përpjekjet e vajzave Ora për Kosovën datojnë shumë më herët.

Në një prej fotove që po qarkullon në rrjete sociale, shihet motra e saj Elena në prapavijë në shoqërinë e një familjare në moshë fare të vogël me pankarta me një mesazh të qartë – Kosovën e lirë.

Protestat me gjasë janë zhvilluar gjatë periudhës së viteve 1998/99 kur mbi popullsinë shqiptare të Kosovës ushtrohej gjenocid nga struktura shtetërore serbe.

Ndonëse Rita nuk shihet në fotografinë që po qarkullon në rrjete sociale, ka qenë motra Elena ajo që ka folur për protestat e tyre të përbashkëta gjatë fëmijërisë./Prive.al/