FOTO/ Qeni i brengosur fle në makinën ku vdiq i zoti i...

FOTO/ Qeni i brengosur fle në makinën ku vdiq i zoti i tij!

1914
0

CANE01a-kLvE-U10801509533013hUH-1024x576@LaStampa.it_

Pronari i tij vdiq ndërsa ai shpëtoi. Kjo është historia e dhimbshme e një qeni besnik i cili qëndroi për muaj të tërë në rrënojat e makinës së pronarit derisa një ditë dikush e vuri re dhe e mori me vete.

Historia e trishto e qenit të quajtur Menino nisi shtatorin e vitit të shkuar. Ai ishte në makinën e pronarit kur ndodhi aksidenti në Mato Grosso do Sul në Brazil. Ai mbijetoi, por më e keqja është se kompania përgjegjëse për largimin e rrënojave të automjetit të shkatërruar nuk e vuri re praninë e qenit brenda makinës.

Këtu nisi pritja e gjatë e Meninos. Familja e të zotit kishte premtuar se do të shkonte ta merrte, por askush nuk u shfaq deri sa një punonjës sigurie pa se qeni kthehej dhe flnte çdo natën në kabinën e makinës.

Pas pak kohësh, Santos dhe Menino u bën miq. Qeni vazhdonte të jetonte në atë makinë ndërsa ditët i kalonte me mikun e ri Santos.

Shperndaje