FOTO/ Plas në “Dance With Me”, kërcënon Bleona Qerreti: Më jepni 2...

FOTO/ Plas në “Dance With Me”, kërcënon Bleona Qerreti: Më jepni 2 mijë eurot që më keni borxh

374
0

rozana-radi-foto

Startoi sot edicioni i tretë i Dance With Me, po duke se jo gjithçka ka shkuar siç duhet. Ndërsa vazhdonte transmetimi live i këtij spektakli, kantautorja dhe njëkohësisht edhe anëtarja e stafit organizator të “Dance With Me” Rozana Radi postonte në profilin e saj në rrjetet sociale një fotografi, të shoqëruar me komentin “Jemi Live në Tv Klan!

Por një gjë e tillë i ka tërhequr vëmendjen një tjetër personazhi të famshëm shqiptar, Bleona Qerretit, e cila menjëherë ka komentuar me ton jo shumë të butë foton e shoqes së saj të ngushtë, Rozanës.

“Bejbi, a do na i jepni ato2 mijë eurot që na i kini borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?!”, shkruan Bleona. Edhe pse kjo pyetje i bëhet Rozanës dhe duket sikur i drejtohet producenteve të ish-spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, ku Bleona ishte në juri, nuk dihet pse këngëtarja ia kërkon borxhin Rozanës?