Ideja që Beatrix Ramosaj dhe Ilir Shaqiri do të viheshin përballë Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në dy emisione të ndryshme kërcimi bëri bujë të madhe në media.Mirëpo, teksa të gjithë prisnin që emri i këngëtares të ishte ndër konkurentët e “Dance with Me” nuk ndodhi kështu. Gjatë mbrëmjes së djeshme (19 shtator) u zhvillua nata e parë e emisionit të kërcimit në Klan, ku u la të kuptohej se mbase në vazhdim Trixa do të merrte pjesë. Por tani nuk ka më dysime.Ish-konkurentja e Big Brother Vip së fundmi ka ndarë një Instastory, ku sqaron që do të jetë aktive për fansat por jo në atë format.
“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni të shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mija. Ju dua! Beatrix,”-shkruan Ramosaj.
Përballë Donald Veshajt dhe Bora Zemanit në formatin e
Kujtojmë që gjatë puntatës së parë, prezantuesja Alketa Vejsiu u shpreh se do të ketë hyrje të reja dhe surpriza në puntatat e radhës së spektaklit.
Ermal Mamaqi, si anëtar i jurisë, pyeti nëse do të jetë Beatrixi dhe Alketa ftesën e la të hapur për këngëtaren nëse dëshironte të bëhej pjesë e këtij spektakli.
Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të reja në këtë formacion.
Ermal Mamaqi: Do vijë Beatrixi?
Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.
Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.
Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DWMA, mirë se të vijë.