Ajo i është ofruar të pesëdhjetave, por vazhdon të jetë në formë sikur të ishte 20-vjeçare.
Bëhet fjalë për Jennifer Lopez, e cila edhe një herë ka treguar se vazhdon të ketë një trup perfekt.
Këngëtarja latine 47-vjeçare, ka pozuar për magazinën Your Fitness këtë javë dhe në sy bien muskujt e saj të barkut dhe trupi i saj perfekt.
Jennifer para disa ditësh është ndarë nga i dashuri i saj 29-vjeçar, Casper Smart.
“Mundohem të mbaj trupin të hidratuar. Unë pushoj pas çdo stërvitje pasi kështu jam gati për një tjetër stërvite të vështirë të nesërmen”, ka thënë Jennifer Lopez.