FOTO/ Motrat Vjollca nuk zbresin nga makina as brenda në traget nga...

FOTO/ Motrat Vjollca nuk zbresin nga makina as brenda në traget nga Korfuzi në Sarandë

454
0

Sjellje Vip-ash, apo ka ndonjë justifikim tjetër? Vështirë t’i japim përgjigje, por një gjë është e sigurt: Nga Korfuzi në Sarandë, motrat Vjollca nuk i kanë zbritur makinës, madje as kur ajo ka hyrë në traget.

Sikurse mësohet , i vetmi që ka zbritur nga makina dhe ka lëvizur në ambientet e tragetit përgjatë udhëtimit më shumë se 1.5 orë ka qenë Getori, i cili edhe është fotografuar gjatë lëvizjeve të tij.

Të jetë kjo, ajo që disa e quajnë “sindroma e vipllëkut”? Gjatë udhëtimit, motrat Marina dhe Luana kanë qenë gjithashtu me nënën e tyre dhe me një zonjë tjetër, që nga fotot duket se është nëna e Getoarit.

Edhe mamatë respektive kanë preferuar të qëndrojnë në makinë e të mos shijojnë asnjë moment nga udhëtimi me traget. Fotografitë janë publikuar në faqen e Opinion.