Sjellje Vip-ash, apo ka ndonjë justifikim tjetër? Vështirë t’i japim përgjigje, por një gjë është e sigurt: Nga Korfuzi në Sarandë, motrat Vjollca nuk i kanë zbritur makinës, madje as kur ajo ka hyrë në traget.
Sikurse mësohet , i vetmi që ka zbritur nga makina dhe ka lëvizur në ambientet e tragetit përgjatë udhëtimit më shumë se 1.5 orë ka qenë Getori, i cili edhe është fotografuar gjatë lëvizjeve të tij.
Të jetë kjo, ajo që disa e quajnë “sindroma e vipllëkut”? Gjatë udhëtimit, motrat Marina dhe Luana kanë qenë gjithashtu me nënën e tyre dhe me një zonjë tjetër, që nga fotot duket se është nëna e Getoarit.
Edhe mamatë respektive kanë preferuar të qëndrojnë në makinë e të mos shijojnë asnjë moment nga udhëtimi me traget. Fotografitë janë publikuar në faqen e Opinion.