FOTO/ “Miss Kosova 2016” shpallet Camila Barraza

FOTO/ “Miss Kosova 2016” shpallet Camila Barraza

436
0

camila-barraza-1-miss-kosova-2016

Modelja nga Argjentina Camila Barraza është shpallur fituesja e “Miss Kosova 2016”.

Ajo arriti të lërë prapa 14 vajza e tjera shqiptare, duke triumfuar si e vetmja modele e huaj në “Miss Kosova”.

Shoqëruesja e parë e Miss-it, e cila gjithashtu shkon në “Miss Universe 2016”, u shpall bukuroshja Bleranda Çitaku, ndërsa Miss Earth është zgjedhur bukuroshja Andina Pura.

Një spektakël plot surpriza i dhënë drejt për së drejti në Klan Kosova, nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe me organizatore Agnesa Vuthajn, mbylli kështu edhe edicioni i sivjetëm i “Miss Kosova 2016”.

Mbetet të shihet se si do ta përfaqësojë Camila Barraza  Kosovën në dy spektaklet e njohura “Miss World 2016” dhe “Miss Universe”, që do të mbahet në Filipine.