Foto lajm/ Aktorët vazhdojnë protestën përpara Teatrit Kombëtar

Foto lajm/ Aktorët vazhdojnë protestën përpara Teatrit Kombëtar

397
0

Para Teatrit Kombëtar aktorët janë duke mbajtur një protestë paqësore ku po shprehin qëndrimin e tyre kundër për teatrin e ri kombëtar. Në protestë kanë marrë fjalën disa nga aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Besnik Alija, Arben Derhemi të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për largimin nga teatri  kombëtar, ata kërkuan po ashtu mbështetje nga partitë opozitare për protestën dhe qëndresen e tyre. Kujtojmë që artistët vijojnë që prej 1 muaji e gjysmë të protestojnë për shembjen e godinës historike, duke i shpeshtuar takimet mes tyre, tashmë për çdo të hënë pasdite. Që nga dita e parë ata kanë kërkuar transparencë dhe shprehen të vendosur për të mos braktisur këtë godinë.