FOTO/ Ku shkoi Albin Kurti pas takimit me Ramën?! Lideri i VV...

FOTO/ Ku shkoi Albin Kurti pas takimit me Ramën?! Lideri i VV darkon me gazetarët kundërshtarë të kryeministrit shqiptar

428
0

Ka qenë një nga drejtuesit e Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ai që ka bërë publik këtë takim, ku shihet mes tyre dhe Kurti.

 

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka patur një axhendë të ngjeshur në kryeqytetin e Shqipërisë. Pas një sërë takimesh që zhvilloi me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetës dhe dashamirës, Kurti ka takuar mbrëmjen e djeshme edhe disa analistë dhe gazetarë të cilët njihen si opozitë me kryeministrin Edi Rama.

 

Ka qenë një nga drejtuesit e Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ai që ka bërë publik këtë takim, ku shihet mes tyre dhe Kurti. Në këtë takim kanë marrë pjesë Arbës Zaimi, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Albin Kurti, Boiken Abazi, Fatos Lubonja, Luburn Aliu dhe Andi Bejtja

 

 

“Bisedë e gjatë mbrëmë, për sfidat e shpresat dhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve në të mirë të demokracisë e ekonomisë të shqiptarëve”, shkruan Zaimi krahas fotos. Sipas përshkrimit të fotos takimi është zhvilluar pasi Kurti ka dalë nga Kryeministria, ku zhvilloi një bisedë 5 orë me Edi Ramën.