FOTO/ Enca së shpejti nxjerr këngën e saj të re

FOTO/ Enca së shpejti nxjerr këngën e saj të re

470
0

enca

Këngëtarja Enca Haxhia e nisi mbarë verën me bashkëpunimin e saj me reperin Noizy, kënga e tyre “Bow Down” u pëlqye shumë nga publiku dhe arriti të grumbullojë me miliona klikime në YouTube.

Por, këngëtarja nuk po ndalet, së fundmi ajo ka bërë të ditur, se është në përgatitje të këngës më të re të saj, e cila pritet të jetë më ndryshe.

Kësaj radhe, Enca ka udhëtuar drejt Shkupit, për të realizuar këngën e saj të re në studion e kompozitorit të njohur Darko Dimitrov.

Nuk dihet ende nëse ajo ka menduar, që kësaj radhe të vijë me baladë, pasi kompozitori në fjalë është i njohur për realizimet e baladave për këngëtarët shqiptarë.