Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti ka tërhequr vëmendjen sot në seancën planerë për veshjen e saj, jo në përputhje me kodin e etikës.
Deputetja që vjen nga radhët e LSI-së, kishte veshur sot një fustan nën gju, por me shpatullat jashtë. Me këtë look deputetja është bërë objekt i komenteve të ndryshme në rrjete sociale, por edhe mes kolegëve të Kuvendit.
“Deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku”, shkruhet në nenin nr.8.
Kodi i Etikës është miratuar nga Kuvendit kur PD dhe LSI ishin në seancë plenare, me gjasa deputetët e opozitës së re nuk janë të informuar për këto “detaje”.
Në seancat e shkuara, Gramoz Ruçi është treguar i rreptë më Kujtim Gjuzin, i cili është paraqitur me xhup dhe me xhinse, duke e detyruar këtë fundit të shkojë të ndërrohet në shtëpi.
Ndërkohë që gjatë seancës së sotme nuk pati asnjë tërheqje vëmendje.