Deputeti më i famshëm i kohëve të fundit, “kaubojsi” Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë. Denoncimi është bërë në Policinë e Durrësit nga këshilltari i Eduart Ndocaj, Alban Dani.
Ky i fundit është paraqitur në ambientet e Policisë së Durrësit, duke deklaruar se deputeti Ndocaj është kërcënuar me jetë nga Fisnik M.
Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime të policisë lokale, sipas të cilave denoncimi është bërë mbrëmjen e dy ditë më parë.
Të njëjtat burime policore thanë se, Alban Daci, këshilltar i deputetit të PS-së Eduart Ndocaj, ora 21:30 të ditës së shtunë, ka kallëzuar seë nëpërmjet Facebook-ut është kërcënuar me jetë deputeti Ndocaj.
Ky i fundit aktualisht ndodhet në Milano, Itali. Sipas denoncimit kërcënimi është bërë nga një person me emrin Fisnik M. Ndërkaq këtë kërcënim deputeti Ndocaj e ka bërë publik edhe në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar për mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur./SYRI.net