FOTO/ Deklaroi se nuk ka para, por shikoni jetën e tij me...

FOTO/ Deklaroi se nuk ka para, por shikoni jetën e tij me Lambo, Rolex dhe vaskë me para

1081
0

Ky është shpërndarësi i drogës mburravec, të cilit policia iu vu pas, duke qenë se pikasi stilin e tij të jetesës me bazë shampanje në Instagram, si dhe shumë foto me Lamborghini, me Rolex dhe vaska të mbushura me para.

Levi Uatson, 29 vjeç, postoi një mori me fotot e përfolura në rrjetin social – përfshi edhe një foto ku ai pozonte përkrah futbollistit të Premier Ligës, Andre Gray, ndërkohë që ishte pjesë e një rrjeti droge.

Ai u ndalua nga policia për rolin e tij në bandën e drogës, por pretendoi se nuk kishte të ardhura dhe se bënte një jetë të qetë në Uolverhampton, të Uest Midlands në Angli.

Por policia i demaskoi gënjeshtrat e tij, pasi i kontrolloi faqen në Instagram, e cila ka mbi 4,500 ndjekës dhe ku shfaqej jeta e tij luksoze.