FOTO/ Çiljeta: Ja kush u mërzit që zvogëlova gjoksin

FOTO/ Çiljeta: Ja kush u mërzit që zvogëlova gjoksin

553
0

ciljeta-xhilaga-sexy2

Çiljeta është shfaqur sot për herë të parë në një televizion të Shqipërisë, pas ndërhyrjes në gjoks, e ftuar në programin Rudina të TV Klan.

Me një kanotiere body, pa gji-mbajtëse, Çiljeta shfaqi linjat e reja duke konfirmuar disa herë, edhe pse procesi i rikuperimit mbyllet pas 6 muajsh, që ndihej mirë, por dikush ishte mërzitur kur ajo ishte kthyer nga operacioni,  sepse e pëlqente më shumë me gjoks të madh.

Fernando, djali i saj tre vjeç e gjysmë ishte mësuar me format e buta të së ëmës dhe pati një protestë të gjatë ditët e para, duke kërkuar gjoksin e dikurshëm, që nuk kishte asnjë shans t’i plotësohej.

Megjithatë si fëmijë që është, duket që tani e ka harruar atë kohë dhe e pëlqen mamin e tij ashtu siç është. Çiljeta tregoi që ai është shumë posesiv ndaj saj, aq sa i është dashur, gjatë verës, ta marrë me vete në ndonjë koncert.

Aktualisht, Çili është duke kërkuar një kopsht për të regjistruar të birin, por ku të flitet anglisht, si kusht nga i ati anglez i djalit. Për sa i përket gardërobës, Çiljeta tha që shumë veshje, pas operacionit, i është dashur t’i dhurojë, për të blerë veshje të reja, të përshtatshme. Përmasat e gjoksit dhe flokët e shkurtër, e kanë kthyer Çilin shumë vite pas në adoleshencën e saj./Class/