FOTO/ Beteja virtuale, kush fiton Rama apo Basha?

FOTO/ Beteja virtuale, kush fiton Rama apo Basha?

361
0

Kryeministri Edi Rama ka mbi 1 milion ndjekës në facebook, madje së fundmi një media e huaj e renditi atë një ndër 10 liderët më aktiv në rrjetet sociale. Ndërsa lideri i opozitës, duket se nuk i ka kushtuar të njëjtën rëndësi rrjeteve sociale, kësisoj ka më pak ndjekës, por pasditen e sotme ai e ka rritur ndjeshëm audiencën. Me sa duket protesta e nesërme e ka bërë më interesant Bashën për përdoruesit e rrjetit social facebook. Si Rama ashtu edhe Basha ishin sot pasdite rreth orës 18:00 në dy aktivitete që po i transmetonin Live në profilet e tyre. Basha duke takuar qytetarë në Tiranë për ti ftuar ata në protestën e së shtunës ndërsa Rama ishte në Kuçovë për ‘Llogaridhënie me publikun’. Siç shihet qartë në dy “sreen shot” që janë marrë në të njëjtën kohë, Bashën po e shohin “live” mbi 600 vetë, ndërsa Ramën mbi 400. Por ama betejën e madhe e kanë nesër gjatë protestës dhe në të tilla raste, as Rama nuk do mungojë në ture llogaridhënëse.