FOTO/ Ambasadori i huaj krenohet se ndodhet aty ku ka qenë Enver...

FOTO/ Ambasadori i huaj krenohet se ndodhet aty ku ka qenë Enver Hoxha

451
0

4-10

Johan Sattler ambasadori austriak në Shqipëri ka ndarë në Twitter pasionin e tij për ngjitjen e lartësive.

Përmes një postimi në Twitter ai tregon se se si është ngjitur në lartësinë 2764 m, gjë që ia rekomandon ndjekësve të vet. Ambasadori me sa duket, ndihet krenar që ka ngjitur atë lartësi, sepse siç shkruan ai, “edhe shoku Enver ka qënë këtu”.

Postimi i ambasadorit nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale. Kështu, ish deputeti Andis Harasani ka një pyetje për ambasadorin: Po mirë o ambasador, po nëse ambasadori shqiptar në Vienë do të thoshte që ka qënë në një vend ose në shtëpinë e Hitlerit, si do ndiheshe ti?