Formacioni i javës në Angli, Xhaka pjesë e tij

Formacioni i javës në Angli, Xhaka pjesë e tij

601
0

Pothuajse ka përfunduar java e 36-të në Ligën Premier, me derbin mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit që i takoi londinezëve. ‘Topçinjtë’, ishin superiorë ndaj ‘Djajve të Kuq’, ku futbollisti më i mirë në ndeshje ishte padyshim kosovari Granit Xhaka. Djaloshi nga Prishtina shënoi një gol spektakolar dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme duke zënë vend edhe në formacionin e javës nga ‘goal.com’.  Më së shumti lojtar në formacionin e javës kishte Manchester City që shkatërroi Crystal Palace me rezultat 5-0. Gael Clichy, Nicolas Otamendi, Yaya Toure dhe Kevin De Bruyne ishin pjesë e formacionit nga Manchester City. Ndërkohë në portë zuri vend Foster që ishte fantastik ndaj Liverpoolit.