Fondacioni ”Down Syndrome Albania“: Përdori gjuhë diskriminuese, kërkohet masë disiplinore ndaj deputetit...

Fondacioni ”Down Syndrome Albania“: Përdori gjuhë diskriminuese, kërkohet masë disiplinore ndaj deputetit Murrizi

794
0

Fondacioni ”Down Syndrome Albania“, në një komunikatë për shtyp bën të ditur se ka nisur proçedurat për ta ndjekur këtë çështje, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse që kanë kompetencat që ndaj deputetit Myslim Murrizi të merren masat disiplinore apo çdo lloj mase tjetër. Gjatë një komunikimi në rrjetin social FB, deputeti Murrizi ka përdorur gjuhë diskriminuese ndaj personave me sindromën Down.

Deklarata e Plotë

Fondacioni ”Down Syndrome Albania“, prej pesë vitesh zhvillon aktivitetin e saj me qëllim përmirësimin e realizimit të të drejtave, nevojave dhe potencialit të personave me sindromën Doën dhe personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për zhdukjen e stereotipeve dhe shembjen e miteve për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ky fondacion, si përfaqësues i komunitetit të personave me sindromën Down dhe i prindërve të tyre, e shikon si detyrë dhe përgjegjësi të saj të reagojë mbi gjuhën diskriminuese të përdorur nga Z. #MyslimMurrizi, në profilin e tij në facebook. (teksti si më poshtë)

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”-shkruan Murrizi.

Fotografia e Emanuela Pepkola Zaimi

 

Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Doën dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Për sa më lart ne si organizatë kemi nisur proçedurat për ta ndjekur këtë çështje, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse që kanë kompetencat që ndaj deputetit të merren masat disiplinore apo çdo lloj mase tjetër.

 

Fotografia e Emanuela Pepkola Zaimi

Në dhjetor të vitit 2018 fondacioni ynë pati një praktikë të njëjtë kur deputeti #AlketHyseni iu drejtua me fjalët “plak autik” një deputeti tjetër. Përveç se me reagim publik ne ju drejtuam dhe me kërkesë zyrtare dhe institucioneve si: Kuvendi, Partia Socialiste, Kryeministria, Presidenca, organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri si dhe duke u ankimuar në formë zyrtare pranë Komisionerit për Mbrotjen nga Diskrimini.

Këtyre kërkesave iu përgjigj vetëm Komisioneri ku pas disa seancave vendosi që të mos pranonte ankesën e Fondacionit mbi arsyetimin që “…Z.Hyseni ka reaguar në mënyrë të shpejtë duke kërkuar ndjesë publike dhe duke bërë modifikimin e statusit të publikuar në faqen e tij”.

Ne nuk patëm asnjë reagim apo përgjigje nga asnje institucion tjetër por pavarësisht kësaj ne do vazhdojmë të ndjekim rrugët ligjore edhe për Z. Murrizi për të treguar qartë që ne dënojme çdo gjuhë që sjell urretje apo prek dhe dëmton dinjitetin dhe moralin e personave me sindromën Doën dhe familjarëve të tyre.

 

Do ju njoftojmë nëse këtë herë do të kemi përgjigje zyrtare ndaj shkresave tona si dhe për çdo proçedim që do të marrim për këtë rast.

 

Fondacioni Down Syndrome Albania