Flori Mumajesi ‘provokon’ fansat, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me ‘këngët...

Flori Mumajesi ‘provokon’ fansat, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me ‘këngët e fshira’?

253
0

Ditët e fundit, Flori Mumajesi është rikthyer në rrjet, por jo me një këngë të re, siç bën ai zakonisht, por me një diskutim të gjatë me fansat e tij. Lajmi që disa prej këngëve të tij janë fshirë nga kanali zyrtar i Mumajesit ka tronditur fansat e Florit, por e vërteta, pas gjithë videove që kantautori ka publikuar këto ditë në rrjet, është thjesht dhe vetëm një provokim.

 

Në videot e fundit të postuara në Instagramin e tij, Flori Mumajesi sqaron se ‘këngët e fshira’ janë sërish në Youtube. Vendimi për t’i rikthyer ato ndodhi menjëherë pas ironisë që Mumajesi përdori në rrjet. Në një video në Instastory, ai tha: “Nga ky moment kënga “Me sy mbyllur”, “Me fjalë të vogla”, “Flas”, janë online. Falë jush, ndihem se kam një familje të madhe…”

 

Po pse u ‘fshinë’ këngët? Pse i provokoi Flori fansat në këtë mënyrë? Për të kuptuar sa shumë e mbështetin apo për të bërë pak zhurmë në rrjet? Jo me muzikë të mirë, siç bën ai gjithmonë.