Vetëm pak kohë më parë, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, deklaroi se klikimet e tepërta në Youtube janë të pamundura të jenë reale duke përmendur si shembull Flori Mumajesin i cili sipas tij arrin 3 milion klikime në ditë. Kjo deklaratë e Sabriut bëri bujë në rrjete sociale, madje i shkoi në vesh edhe vetë Flori Mumajesit. Flori reagoi menjëherë pas kësaj deklarate, dhe tregoi se ai personalisht nuk ka qenë ndonjëherë nga ata që kanë blerë dhe shembulli që Sabriu ka marrë është i gabuar. Madje Mumajesi nuk e kurseu edhe ironinë ndaj Sabriut.
‘Kush nuk i arrin vetë klikimet, nis dhe merret me “llafe grash”, tha ai referuar fjalëve të Sabriut.
Por çështja u kthye edhe njëherë në diskutim, kur Sabri Fejzullahu i ftuar në një emision televiziv ‘u akuzua’ se nuk i pranon ftesat në emisione televizive sepse e pyesin për deklaratën që ka bërë për Florin.Sabriu u shpreh se ka gabuar dhe emri i Florit nuk ka qenë një nga ato që duhet të rendiste por duke qeshur tha:
‘Jam 73 vjeç, harroj ndonjëherë dhe gabova’.
Ai gjithashtu theksoi se marrëdhëniet me Florin i ka shumë të mira dhe është një nga muzikantët që vlerëson më shumë nga brezi i ri.