‘Flori mos harro se ma ke premtuar’, Fatmira Breçani i çon mesazh...

‘Flori mos harro se ma ke premtuar’, Fatmira Breçani i çon mesazh live kantautorit dhe i kujton ‘punën’

369
0

Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Fatmira Breçani në vitin 2020 do të sjellë një bashkëpunim me Flori Mumajesin. Këtë ajo e bëri të ditur në një intervistë me Bieta Sulon, në “Ftesë në 5” nga ku tregoi se këtë vit ka në plan të lançojë disa materiale muzikore.

 

Ky bashkëpunim tha Breçani ka qenë i planifikuar më herët por është shtyrë për shkak të angazhimeve të të dyja palëve.

 

Me kë do të bëje ndonjë bashkëpunim?

 

“Me Florin, i kam thënë dhe do e bëj. Nuk e kemi filluar akoma por do e bëjmë. Mos harro Flori se më ke premtuar. Ma ka premtuar dhe do e bëjmë në 2020, skemi ku e cojmë më larg. Kemi folur në 2019 por impenjimet e mia dhe të atij më shumë, e shtyhet icik puna, se puna ka punë”, tha Breçani.