Shkumbin Krasniqi, i njohur me emri “Kras”, është i bërë i famshëm pasi mori pjesë vitin e kaluar në Festivalin “Kënga Magjike”.
Ai u diskutua gjatë në mediat rozë, pasi çmimin “Best New Artist” e fitoi grupi Urban Band dhe këngëtari Flori Mumajesi reagoi duke u shprehur se fitues do duhet të ishte Kras.
Ky i fundit i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, sot e ka cilësuar “Këngën Magjike” si eksperiencën më të paharrueshme të jetës. Sipas tij, kudo ku ka zhurmë, ka diçka të bukur.
“Si eksperiencë ka qenë më e paharrueshme në jetën time, për shkak se ka qenë fillimi më i bukur i mundshëm në karrierën time muzikore.
Kam punuar fillimisht me dy kantautorë si Flori dhe Bruno, që është ëndrra e secilit artist të ri. Ka qenë eksperiencë shumë e mirë, shumë e veçantë, për shkak kam përjetuar gjëra të tjera, kam takuar artista të mëdhenj me emër.
Kam qendruar me ta, kam shkëmbyer fjalë të ndryshme. Kam njohur njerëz të rinj. Ka qenë kënaqësi më vete dhe e paharrueshme. Kudo që ka zhurmë, ka diçka të bukur aty. I kam përjetuar njëjtë, jo ndonjë farë ndjenje uau”, tha Kras.
Më tej, i pyetur nëse këtë vit do të marrë pjesë në Festival, ai u shpreh jo dhe ka vendosur që të bëjë vetëm këngë me klipe.
“Nuk kemi pas probleme me materialin, mirëpo kemi vendosur që vitin ta përfundojmë me këngë solo, me videoklipe në Yotube. Por vitin e ardhshëm, ku dihet, besoj se do të jemi”, shtoi këngëtari.