Flet Shpëtim Idrizi, a do i djegin mandatet deputetët e dalë nga...

Flet Shpëtim Idrizi, a do i djegin mandatet deputetët e dalë nga PDIU

445
0

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, ka reaguar për Opinion.al lidhur mbi vendimin e fundit të Partisë Demokratike dhe LSI-së për djegien e mandateve dhe si do të veprojnë tre deputetë e dalë nga radhët e PDIU. Idrizi është shprehur se vendimi i PDIU do të jetë në koherencë me opozitën e bashkuar pasi ky formacion politik sipas tij është pjesë e opozitës që nga data 7 shtator. Lidhur mbi deputetët, Idrizi tha se nuk mban asnjë përgjegjësi për vendimin e tyre pasi ata nuk janë më deputetë të PDIU dhe tani votojnë për Partinë Socialiste. “Nuk vihet në diskutim që ne jemi në unison me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ne e kemi bërë deklaratën tonë direkt pas Bashës. Nëse  e keni për ata 3 deputetë në parlament, ata s’janë të PDIU, ata janë regjistruar si të pavarur dhe votojnë Partinë Socialiste .. dmth ata s’kanë qenë kurrë të PDIU. PDIU ka që më 7 shtator që është pjesë e opozitës së bashkuar”, tha Idrizi për Opinion.