Flet për herë të parë pasi u rrah në publik nga i...

Flet për herë të parë pasi u rrah në publik nga i fejuari aktorja e njohur

3574
0

Lohan

Pushimet kishte menduar se do të sillnin një afrimitet mes çiftit. Por nuk ka asgjë romantike në këto pamje që kanë bërë xhiron e botës, ku aktorja e njohur Lindsay Lohan u dhunua nga i fejuari i saj në publik.

Sot ajo ka folur për herë të parë pas incidentit të dhunshëm që tronditi opinionin.

“E kuptoj tani se nuk mund të rrihet në një marrëdhënie vetëm për dashuri. Asnjë grua nuk mund të goditet dhe të qëndrojë me atë person, nëse ai person nuk është i përgatitur të thotë ‘më fal’”, ka rrëfyer Lohan, shkruan “Daily Mail”.

Duke shpjeguar se si rrodhën ngjarjet që çuan në përleshjen në ballkonin e apartamentit, Lohan tregon:

“Egor dhe unë kishim dalë për të darkuar. Kërcyem, u kënaqëm. Kur arritëm në shtëpi unë shkova në shtrat dhe Egor doli. Disa orë më vonë ai u kthye dhe, kur u zgjova ai po qëndronte mbi mua. Nuk ishte vetë, ishte shumë agresiv dhe më sulmoi”.