Lajmi se spektakli i humorit Portokalli po bënte audicione për prezantues të rinj vuri menjëherë në dyshim për vazhdueshmrinë e atyre ekzistuese , Salsano Rrapit, Xhemi Shehut, Eneda Tarifës.
Por siç duket kjo e fundit është e vetmja që do largohet.
Një status i Endes kundërshtonte largimin e saj, por duket se në 24 orët e fundit gjerat ndryshuan.
Pas 6 vjetësh në skenën e” Portokallisë”, moderatorja nuk do të jetë më pjesë përgjatë sezonit të ri që do startojë në tetor. Në një intervistë për ‘Bluethoth’ Eneda flet për largimin të saj nga “Portokalli”, por edhe ato që do ti rezervojë e ardhmja në ekran.
Teksa thotë së nuk e di arsyen e largimit, Eneda lë të kuptojë se mund të jetë pjesë e ndonjë programi tjetër.
“Arsyen e largimit nuk e di unë, duhet të pyesni drejtuesit. Ndoshta për më mirë sesa mund të kem një program vetëm farë” ka thënë moderatorja.