Flet aktori shqiptar që do të luajë te “Fast and Furious 8”...

Flet aktori shqiptar që do të luajë te “Fast and Furious 8” (Foto/Video)

793
0

Erand Hoxha mund të jetë një emër jo shumë i njohur, por ka diçka që ka tërhequr vëmendjen e producentëve të serisë së tetë të filmit aksion “Fast and Furious”.

Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha.

29 vjeçari i kontaktuar nga intv.al ka zbuluar se regjisori i ka besuar rolin e një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit. Xhirimet e kësaj pjesa janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot.

“Si fillim për këtë rol kam aplikuar online në faqen e IMDB Pro, më pas kompania Universal është kujdesur që të më kontaktojnë personalisht dhe më ka kërkuar detaje të tjera, kryesisht të pamjes. Ata kishin nevojë për një profil të keq, një personazh i keq, dhe mesa duket fytyra ime i është përshtatur rolit që kërkohej.” – ka thënë ai për intv.al.

Fast 8 pritet të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave amerikane më 14 prill 2017. Deri atëherë na mbetët të presim për të parë debutimin e aktorit shqiptar.

 

Shperndaje