Olti Curri ka reaguar pas ngacmimit që Fjoralba Ponari i bëri sërish, duke e etiketuar si një njeri që i kishte prishur imazhin.
Moderatores, Fjoralba Ponarit duket se nuk i ka dalë e keqja që pas zënkës që pati me Olti Currin disa kohë më parë. Ajo ka folur sërish në “E diell” për ‘xingun’ që pati me bloggerin, duke u shprehur se ai i kishte cënuar imazhin.
“Për sa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll,”- u shpreh Fjoralba në emision.
Por, pas këtij ‘ngacmimi’ vjen dhe reagimi i bloggerit Olti Curri.
“Si nuk tha njeri faleminderit mer jahu. Imazh!!! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh. Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesoinale (sa fjalë r madhe profesion!). Ngjarja është që e bëra të famshme, se deri në atë moment qëndronte( ç’është e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit (kur flitej për emisionin në mesin e publikut të gazetarëve dhe bloggereve ishte: ajo bjondja që del me Manushin, dmth jo Marina ajo tjetra) Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prapë nga turma, ku dot ë rikthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë”,- shkruan Olti Curri në rrjete sociale.