Film për të bërë lekë? Reagon Ermal Mamaqi pas deklaratës së aktorit

Film për të bërë lekë? Reagon Ermal Mamaqi pas deklaratës së aktorit

545
0

Ervin Bejleri, i njohur nga të gjithë si Vini në rolin e tij në “Portokalli”, është pjesë e kastit të filmit komedi “Dy Gisht Mjaltë”, që pritet të dalë së shpejti në kinema. E megjithatë deklarata e tij se është produksioni është thjesht një film komercial për të bërë lekë, shkaktoi jo pak bujë ditë më parë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, Ermal Mamaqi ndër të tjera u pyet edhe për deklaratën e mikut të tij. Ai tha se nuk ishte në dijeni të deklaratës së Ervinit, por shtoi se nuk e ka thënë me të keq:

 

“Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që nga Portokallia. Nuk e besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komercial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten. Kur gjërat shiten u humbet vlera se njerëzit thonë ‘hë se kjo shitet, është komerciale’. Por kjo s’do të thotë se gjërat komerciale nuk kanë vlera”.Premiera e filmit do të jepet nesër. Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ervin Bejleri tha se “Dy Gisht Mjaltë” është një film komercial, për të bërë lekë por që dhe këta filma duhet të prodhohen, sepse publiku ka nevojë.

 

“Është një film komercial, është një film për të bërë lekë. Vlera artistike?! Nuk e kam parë ende. Stafi ishte shumë korrekt, si ai teknik, si ai produksional. Është një film komercial, për të bërë lekë, por që për mua këta filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë populli, ka nevojë publiku. Italianët ka vite që bëjnë këto lloj filmash”, tha aktori./