‘Filloni punën’, Rama revoltohet me Denajn në QKB: Mos krijoni stres tek...

‘Filloni punën’, Rama revoltohet me Denajn në QKB: Mos krijoni stres tek njerëzit

357
0

 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj kanë vizituar ditën e sotmë Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

 

Ai ka premtuar një lehtësim drastik për regjistrimin e bizneseve në mënyrë online ose me një ndihmë të parë në sportel.

 

Në një moment, Rama është revoltuar me Denajn, e cila është shprehur se do të fillojmë nga puna sa më shpejt, ndërkohë kryeministri ka deklaruar se duhet ta kishin bërë më parë.

 

‘Duhet ta kishit bërë më para. Nuk duhet ta kishit bërë tani. Prandaj filloni me punën. Prandaj ato dokumenta krijojnë stres tek njerëzit brenda administratës. Nuk ka nevojë fare të marrin rrugën të vijnë të presin këtu’, tha Rama