Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?

Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?

732
0

fifty-shades-of-grey-bondage-copy

Sipas rregullit fetishi nuk është e thënë të jetë i lidhur me perversionet seksuale me të cilat më së shpeshti i nënkuptojnë. Fetishi është objekt i admirimit, gjë që mund të jetë çdo gjë nga ora deri te kamxhiku.

Tek ne ky nocion është temë tabu, mirëpo megjithatë disa i kanë zbuluar fetishet e veta seksuale.

Barku
Si meshkujt, dhe femrat, e pohojnë se një bark i sheshtë ngjall joshje. Por ja që ka të tjerë që eksitohen nga një bark i rrumbullakët me disa kilogram më shumë, madje prekja e tij i sjell kënaqësi të mëdha seksuale.

“Piercing”
Ja që kjo modë, e cila është përqafuar më tepër nga të rinjtë, njihet pak si fetishizëm, por kushdo që eksitohet nga piercing-u në gjuhë, bark apo kudo tjetër, është pjesë e kësaj kategorie.

Lëkura, lateksi
Meshkujt duket se e adhurojnë këtë lloj cope. Mbase jo ndjesinë që mund të japë veshja e një materiali prej lëkure, por fiksimin që ndikohet fort nga pornografia e si rrjedhojë eksitimin e mundshëm e pamjes prej “rrugaçeje” të një femre.

Dominimi, nënshtrimi
Për habi, studimet kanë vërtetuar se janë femrat ato që dominojnë dhe meshkujt ata që nënshtrohen në lojërat e tilla seksuale.

Këmbët dhe duart
Meshkujve me këtë fiksim iu pëlqen të puthin, thithin, kafshojnë apo lëpijnë këmbët. Shumë prej tyre nuk arrijnë të eksitohen nëse këmbët e femrës nuk iu duken tërheqëse. Nga ana tjetër, tek femrat ka një tjetër fiksim që ka të bëjë me duart e partnerit. Atyre iu pëlqen të puthin ose thithin gishtat e duarve.

Thonjtë, buzëkuqi
Këta fetishistë eksitohen kur partneret i gërvishtin lehtësisht në kurriz me thonj, ndërsa të tjerë joshen teksa puthen nga një femër, e cila mban një buzë kuq të ndezur.

Gërshetat
Flokët nuk janë ndonjë surprizë e veçantë, pasi kush më pak a më shumë, tek meshkujt, flokët e një femre kanë qenë përjetësisht eksituese për ta. Nga ana tjetër ka femra të cilat joshen nga meshkujt tullacë, madje atyre iu pëlqen t’i fërkoj në atyre kokën si një shenjë eksitimi.

Uji
Besojeni ose jo, por shumë variante që kanë të bëjnë me ujin, janë eksituese si për femrat, edhe për meshkujt. Shumë femra preferojnë të bëjnë seks teksa dëgjojnë një zhurmë uji që rrjedh, qoftë shi apo dush.

Urinimi
Nuk është aspak e këndshme ta dëgjosh apo edhe ta lexosh, por është e përhapur mes fetishistëve. Meshkujve me një fiksim të tillë u pëlqen që një femër ta kryejë këtë nevojë fiziologjike mbi ta, si një formë eksitimi.

Ekzibicioni
Fetishistëve iu pëlqen të shikojnë pornografi apo edhe një çift tjetër duke kryer marrëdhënie, në mënyrë që të eksitohen. Këtë fiksim e kanë një shifër tejet e ulët femrash në botë. Ai vihet re më shumë tek meshkujt. /Telegrafi/

Shperndaje