Festë e madhe në shtëpinë e Amit dhe Ermalit: Sia feston 1-vjetorin!...

Festë e madhe në shtëpinë e Amit dhe Ermalit: Sia feston 1-vjetorin! (FOTO)

555
0

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi e kanë pasur ditë festive këtë të diel, pasi kanë festuar ditëlindjen e vajzës së tyre të vogël Sia.

Vogëlushja e familjes ka mbushur 1 vjeç dhe mami me babin i kanë organizuar një festë të madhe në shtëpi.

Në videot e publikuara në Instagram, Ami ka treguar arredimin e kopshtit me tullumbace shumë ngjyrëshe dhe një tryezë plot e përplot me ëmbëlsira.

Ami ka ndarë dhe një video romantike me Ermalin, të cilit i dhuron një puthje mjaft pasionante gjatë festës.

Momenti më i bukur ishte kur Sia me bishtaleca, u zhyt e gjitha në tortën e ditëlindjes duke u mbuluar me pastë nga koka te këmbët.

I urojmë vogëlushes edhe shumë vite të lumtura pranë familjes!