Çfarë mund të ishte tjetër dhe kush mund të ishte tjetër veç këtij emri? Idan Ofer, aksioneri kryesor i klubit të famshëm të futbollit, Atletico Madrid, ka shpenzuar plot 5 milionë euro për 700 të ftuarit e 10-vjetorit të martesës së tij.
Miliarderi izraelit zgjodhi pikërisht këtë vend për të festuar, sepse këtu e kurorëzoi dashurinë me gruan e tij të katërt.
E gjithë festa, e organizuar deri në detaje, konsiderohet si një dasmë e dytë dhe për të janë shpenzuar plot 5 milionë euro.
Për tri javë me radhë, më shumë se 400 persona janë angazhuar maksimalisht për të pritur miqtë nga e gjithë bota.
Mbi 700 persona të ftuar morën pjesë në festë dhe mbërritën në ishullin grek me avionë privatë, helikopterë dhe jahte luksoze.
64-vjeçari Idan Ofer është një biznesmen dhe filantrop, i cili ka pasuri në vlerë prej 4.8 miliardë dollarësh, ndërsa posedon 32% të aksioneve të Atletico Madridit.