“Femra që tymosin si meshkuj, që blihen me një çelës makine, sa...

“Femra që tymosin si meshkuj, që blihen me një çelës makine, sa e dhimbshme”

822
0

1Një i ri shqiptar i irrituar me realitetin që shikon çdo ditë u ka kushtuar një shkrim vajzave, të cilat i japin rendësi makinave dhe bëjnë gjithçka për pak vëmendje, në vend që të ndryshojnë jetën e tyre për t’i dhënë një drejtim.

“Ambient i zhurmshëm, muzike e larte dhe një re tymi qe qarkullon neper te gjithe barin. Perpiqem  te kuptoj sesi ky vend mund te sherbeje si musa e dikujt qe perpiqet te shkruaj.. si mund te perpiqesh te shkruash dicka pozitive ne nje ambient te tille te mbushur nga tymi dhe muzika por i zbrazet nga vlerat.

Ne nje veshtrim rrufe perpiqem te krijoj nje skice per te thjeshtesuar shkrimin por cte shoh. Femra qe tymosin si te ishin meshkuj dhe meshkuj qe perpiqen te bien ne sy me te deshperuar se vete femrat. Eshte nje moment rebelimi me boten kur shoh se krejt cfare me kane mesuar ne jete eshte e pavlere ne kete ambient.

Vlerat dhe parimet jane dy fjale qe keta njerez nuk i dine. Meshkuj ne mesomoshe qe “gjuajne” femra ne pubertet… ky eshte realiteti jone i hidhur.nje ore e shtrenjte dhe nje celes makine jane bileta e verberise per kete kategori njerezish. Jetojme ne nje shoqeri ku nje celes makine eshte celesi qe mund te bleje krenarine femerore dhe jo vetem.

Sa e trishte te shohesh sesi keta njerez bejne cdo gje per nje copez vemendje. Sa e dhimbshme.. mund te shkruaj shume dhe te vjell vrere ndaj ketyre njerezve por eshte e pavlere.. asgje nuk ndryshon.. fundja ata jane te lumtur ne ate boten e tyre te vogel e te pakuptimte nderkoh qe te tjeret perpiqen ne cdo sekonde per te ndryshuar jeten e tyre e per te vene gjerat ne vendin e duhur.. eshte ironike pasi ky minoritet eshte i pavleresuar ndaj nje mase qe funksionon me “logjiken e turmes”.. te gjithe perpiqen te jene si te tjeret duke harruar se cdokush eshte unik dhe duhet vleresuar per ate qe jane.

Fatkeqesia me e madhe ne bote eshte se paraja mund te bleje aparencen por kurre vlerat. Eshte e trishte sesi kta njerez e shohin boten bardhe e zi pa qene te afte te kuptojne bukurine e ngjyrave te saj”./Denis Gjoni/JOQ/